Manchester United fokusohet tek Richarlison

Manchester United fokusohet tek Richarlison

 Dështimet e Ralf Rangnick tek Manchester United kanë influencuar në vendimarrjen e lojtarëve të rëndësishëm , si përshembull Cristiano Ronaldos që mund të largohet nga  ‘’ Old Trafford ‘’ në fundin e sezonit .

  ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ rrezikojnë pjesëmarjen në Champions League , fakt që bie ndesh me objektivat e ‘’ Cr7 ‘’ , për të cilin është kompeticioni i preferuar  .

Kandidatët në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ asnjëherë nuk kanë munguar por duke qenë se bëhet fjalë për një ndër më të mirët e historisë së futbollit , llogaritë kërkojnë një kujdes të veçantë sidomos për një klub të këtyre niveleve .

Merkatos i ngelen edhe pak muaj për të filluar dhe sipas ‘’ The Sun ‘’, Manchester United tejet i motivuar për më tej ka shprehur interes për brazilianin Richarlison. 24 vjeçari nuk po ndihet komod në ‘’ Goodison Park ‘’ , një pikë në favor kjo për anglezët që mund t’ia ndryshojnë në çdo aspekt të ardhmen sulmuesit potent.

Përpara disa sezonesh ‘’ The Toffees ‘’ , investuan 40 milionë euro duke e blerë nga Watfordi dhe ky bëhet viti i katërt që  Richarlison vijon të liderojë ofensivën e drejtuar nga Frank Lampard , por me Manchester United në skenë, vështirë që përgjigjja të jetë negative .

Suksesi gjatë kësaj eksperience ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të golashënuesit dhe Evertoni ka deklaruar se pranon oferta që i kalojnë 70 milionë eurot por fakti se  ‘’ The Red Devilsat ‘’ konsiderohen  ndër klubet më të fuqishëm të planetit , mund të shkaktojë kthimin e  historisë në favorin e tyre.

Ecuria tek Evertoni ia ka lënë rrugën hapur për tu grumbulluar nga Tite tek Brazili në cilësinë e një titullari por suksesi i ishi-t të Fluminenses është zgjeruar me interesin e gjigandëve të Premier Leagues dhe më gjerë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy