Kukësi është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato dimri në Superiore. Së fundmi, verilindorët kanë prezantuar një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Albnor Kaba, i cili vjen nga kampionati maqedonas ku së fundmi ka ishte pjesë e Voska Sport. Kaba ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Shkëndija e Tetovës e Veleshta, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Shqipërinë U-20.
Në njoftimin e klubit të Kukësit, bëhet me dije se 20-vjeçari ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë.



