
Në këto ditë të fundit të merkatos të dimrit, drejtuesit e Barcelonës po japin maksimumin në lidhje me objektivat.
‘’ Los Cules ‘’ kanë hedhur hapa të rëndësishëm përpara për Lucas Bergvall, i cili vijon të spikasë tek Djugardens.
Sipas Fabrizio Romanos, spanjollët janë shumë afër transferimit të mesfushorit në ‘’ Camp Nou ‘’ për të cilin do të ofrojnë rreth 10 milionë euro.
Pavarësisht rivalitetit të ashpër, ‘’ Blaugranët ‘’ duket se do të buzëqeshin në fund, për një ndër talentët e kampionatit suedez.
Ende nuk dihet nëse 17 vjeçari fillimisht do të jetë pjesë e filialit, do të vihet nën urdhërat e Xavi Hernandezit apo do të huazohet tek një tjetër ekip, për të cilin të qënit pjesë e Barcelonës do të jetë një sfidë sa e vështirë aq edhe e rëndësishme për vijimin e karrierës.
Për sa i përket La Ligas, kuq e blutë janë distancuar shumë me Real Madridin dhe Gironan në javët e fundit, për të cilët pothuajse është e pamundur të arrijnë suksesin por vijojnë të jenë pjesë e Champions Leagues,kompeticion në të cilin i pret Napoli në fazën e 1/8-tave.



