
Jo vetëm kontinenti i vjetër do të marrë vëmëndje në merkato vijuese por edhe toka e premtuar e talentëve .
Barcelona po ndjek evolucionin e 17 vjeçarit Angelo Gabriel që po evidenton se shumë shpejt ndoshta do ti japë lamtumirën Brazilit për t’iu bashkuar katalanasve .
Potenciali i ekstremit e ka pozicionuar në rolin e një të privilegjuari sepse spanjollët po përshpejtojnë gjithçka dhe sipas ‘ Sport ‘ do të ofrojnë 35 milionë euro për t’ia rrëmbyer Santosit .
Klubet e famshëm kanë një lidhje të ngushtë me Brazilin sepse vit pas viti nxjerr talentë të rinj dhe nëse rikthehemi në retrospektivë dy ndër më të spikaturit rezultuan Neymar Junior apo Vinicius Junior të cilët shumë shpejt iu bashkuan Barcelonës dhe Real Madridit , duke siguruar të ardhmen dhe tanimë po shijojnë në maksimum rezultatet e sakrificave të bëra.
Pavarësisht se është një super talent , vendimi do ti ngelet Xavi Hernandezit i cili po punon fort tek ‘’ Los Cules ‘’ të cilët janë në rrugën e mbarë dhe Angelo Gabriel mund të udhëtojë shumë shpejt drejt Katalunjës sepse mundësi të tilla vinë pak herë gjatë karrierës .
Sigurisht benefitet do të ishin të konsiderueshme edhe për Santosin që do të kishte një meritë të veçantë sepse në këtë moshë të jesh afër kalimit tek një ekip i këtyre përmasave flet për punën voluminoze që është bërë në të gjitha etapat e zhvillimit të Angelo Gabriel .



