Drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Partizanit, Genc Tomorri, ka konfirmuar edhe një herë se klubi kuq nuk ka marrë asnjë lek nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me fondin e solidaritetit që është shpërndarë nga UEFA.
Tomorri në një pronocim për gazetën “Panorama Sport” tha se klubi i Partizani nuk ka asnjë informacion.
“Nuk di asgjë në lidhje me këto borxhe. Nuk na është thënë asnjëherë, pasi nuk kemi marrë asgjë”,
Genc Tomorri është një nga pjestarët më të vjetër tek Partizani.
Ditën e djeshme shefi i Sektorit të Licencimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, Kejdi Tomorri, në konferencën për shtyp sqaroi situatën për “Fondin e Solidaritetit” duke folur dhe për klubet që kishin ngritur akuzat që nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga ky fond si Teuta, Partizani etj.



