
Pas tre sezonesh në ‘’ St James Park ‘’, Alexander Isak po jep për të kuptuar se mbetet një ndër më të rrezikshmit në lidhje me pozicionin ku aktivizohet.
Suedezi është një problem i vazhdueshëm për çdo rival, për të cilin edhe Liverpooli do të luftojë gjatë merkatos së verës.
25 vjeçari është pretenduar edhe nga Arsenali dhe Barcelona, ndër të tjerë dhe sipas disa burimeve të klubit të ‘’ Të Kuqve ‘’, presidenti Tom Werner ka bërë gati çekun prej 150 milionë eurosh.
Kjo shifër natyrisht është e pa hasur më përpara por me rendimentin e treguar nga ishi i Real Sociedadit besohet se është e justifikuar.
Vlera e kartonit ka shënuar rritje të konsiderueshme dhe drejtuesit e ‘’ Las Urracas ‘’ do të mundohen të dalin sa më të fituar në këtë histori.
Megjithatë, tek Newcastle e ardhmja e Alexander Isak po analizohet me kujdes sepse nëse largohet do të linte një boshllëk në metrat e fundit.
Ndërkohë, tek ish kampionët e Champions Leagues ka filluar rruga drejt ndryshimit dhe praktikisht fitimi i Premier Leagues e tregon një gjë të tillë.
Përforcimet konsiderohen të domosdoshme në fundin e sezonit për të vijuar në këtë rrugë, edhe pse rivaliteti sigurisht do të vijë duke u ashpërsuar.
Me 24 gola në 35 sfida Alexander Isak e ka treguar se përfshihet në rangun e më të mirëve në kontinentin e vjetër, i cili e ka ndihmuar ekipin e Eddie Howes për të avancuar.



