
Trajneri i Vllaznsë, Thomas Brdaric, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku ekipi i tij barazoi pa gola ndaj Tiranës.
Brdaric tha se skuadra luajti mirë në pjesën e parë, ndërsa deklaroi se ndikuan edhe mungesat.
Tekniku i shkodranëve, tha se në gjysmëfinale luhet vetëm për fitore.
Luajtëm mirë dhe patëm disa raste për të shënuar në pjesën e parë, më pas ramë fizikisht.
Superiorja është shumë e fortë. Na munguan shumë lojtarë, shpresoj në gjysmëfinale do të jenë më mirë. Vllaznia ka investuar këtë periudhë dhe nuk duhet të harrojmë që të jemi në Final 4 dhe gjithsecili ka pjesën e vet, në fund duhet të ketë dhe pak fat.
Ne fatkeqësisht s’mund të shkojmë në vendin e parë, për mua s’ka rëndësi me kë biem, e rëndësishme është të kemi të gjithë lojtarët gati.
Në gjysmëfinale shkon gjithmonë për fitore dhe ne do të bëjmë të pamundurën për ta marrë këtë dhe pastaj do të shohim a e meritojmë finalen apo jo.



