
CEO i Interit, Beppe Marotta, duke folur së fundmi, është shprehur se e ardhmja e trajnerit Simone Inzaghi te Interi, nuk ka qenë kurrë në dyshim.
Marotta ka dalë në krahun e teknikut zikaltër, duke thënë se është një trajner i shkëlqyer.
Ne e dinim se kishim të bënim me një trajner të shkëlqyer. Asnjëherë nuk e kemi menduar ta ndryshonim atë, nuk e imagjinonim kurrë që Inzaghi nuk do të ishte në stolin tonë.
Kujtojmë se emri i Inzaghit u përfol disa për tu shkarkuar, për shkak të rezultateve aspak pozitive në fillim, por gjithçka ndryshoi pas dy ndeshjeve me Barcelonën, ku Interi një herë fitoi dhe një herë tjetër barazoi.



