Arsenali blen  Matt Turner

Arsenali blen Matt Turner

 Arsenali ka bërë një goditje cilësore në orët e fundit .

‘’ Topchinjtë ‘’ i kanë kaluar kufinjtë dhe kanë zgjedhur Major League Soccerin për të garantuar suksesin poshtë tre shtyllave. 

Matt Turner i New England Revolution është bërë pjesë e kryeqytetasve  pas Fabio Vieiras dhe  Marquinhos . 

Mbi këtë goditje nuk kanë munguar fjalët e Mikel Artetas :

“ Matt është një portier me shumë eksperiencë dhe falë sakrificave gjatë viteve të fundit vendosëm të besojmë në aftësitë e tij “, ishin fjalët e strategut spanjoll.

Megjithatë në ‘’ Emirates ‘’, amerikani nuk do ta ketë edhe aq të lehtë për arsye të prezencës së Bernd Lenos dhe Aaron Ramsdales , të cilët kanë një lloj eksperience tek londinezët.

Ky konsiderohet vetëm fillimi për 13 herë kampionët e Premier Leagues , të cilët në sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë në Europa League dhe do të tentohet me çdo kusht fitimi i trofeve që mungojnë prej kohësh .

Edhe Gabriel Jesus po tentohet gjatë javëve të fundit pas transferimit të Erling Haaland tek ‘’ The Citiziens ‘’ , një ndër lojtarët që shumë shpejt ka ngjitur majat dhe e meritonte prej kohësh t’i bashkohej një ekipi elite.

 Kjo bëhet blerja e tretë e Arsenalit , drejtuesit e të cilit po punojnë intensivisht për të garantuar arritjen tek suksesi në sezonin vijues që sigurisht parashikohet  mjaft i luftuar dhe me të papritura .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy