Vidal ëndërron të vishet kuqezi: Mund të luaj sezonin tjetër aty

Vidal ëndërron të vishet kuqezi: Mund të luaj sezonin tjetër aty

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për skuadrën e Flamengos në Brazil. Në një intervistë për mediat italiane, kiliani është shprehur se ka edhe një vit kontratë por sezonin tjetër mund të luajë për kuqezinjtë e Flamengos.

Mund t’iu them se ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj për Flamengon. Unë kam edhe një vit kontratë me Interin, por ndoshta sezonin tjetër mund të shkoj aty. Do të ishte një ëndërr të luaja aty, uria ime në futboll mbetet e njëjtë gjithmonë.”, u shpreh Vidal.

Kujtojmë se 34-vjeçari u bashkua me Interin në verën e vitit të kaluarën, ku pavarësisht se nuk ishte titullar në të gjitha ndeshjet, përsëri i dha një ndihmë të madhe skuadrës zikaltër në fitimin e titullit kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy