
Vllaznia ka pësuar një disfatë në Irlandën e Veriut, ndaj Linfield. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 3-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin më tej. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën e shënuan plot katër gola. Vendasit shënuan tre herë, falë dopietës së McKee dhe Scott, ndërsa golin e vetëm për Vllazninë e shënoi Juric. Sfida e kthimit do të luhet në Shkodër pas një jave.



