Barcelona, nis ofensivën për Szczesny

Barcelona, nis ofensivën për Szczesny

 Dëmtimi i Ter Stegen kundër Villarealit i ka detyruar në njëfarë mënyre drejtuesit e Barcelonës të vihen në ndjekje të një tjetër portieri.

Polaku Wojciech Szczesny është shëndërruar në objektivin e tyre, i cili e ka eksperiencën e mjaftueshme për tu bërë pjesë e një tjetër ekipi me emër.

Edhe pse nuk jemi në kohë merkatoje, një ligj në La Liga i jep të drejtën skuadrave që në rast emergjencash të transferojnë lojtarë për të vijuar ashtu siç duhet sezonin.

Sipas ‘ Sport ‘, flitet e 34 vjeçari mund ti bashkohet Barcelonës në periudhën gjatë të cilës do të përballen kombëtaret për Eleminatoret e Botërorit 2026 dhe gjithashtu për Nations League, dy kompeticione shumë të rëndësishme në kontinentet respektive.

Momentalisht tek Barcelona  janë të disponueshëm edhe portierë si Astralaga, Kochen dhe Yako por mungesa e eksperiencës e bën të vështirë aktivizimin me një ekip të këtij niveli.

Flitet se Wojciech Szczesny mund të vihet në dispozicionin e trainerit Hansi Flick në ndeshjen e dytë të Champions Leagues, të cilën Barcelona do ta zhvillojë  në ‘’ Camp Nou ‘’ kundër Young Boysit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy