Barazimi me Kukësin, Mehmeti: Humbëm dy pikë, jam i kënaqur me skuadrën

Barazimi me Kukësin, Mehmeti: Humbëm dy pikë, jam i kënaqur me skuadrën

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshje ku skuadra e tij, barazoi 1-1 me Kukësin.

Mehmeti deklaroi se ekipi i tij la dy pikë, ndërsa shtoi se është i kënaqur me atë që treguan në fushë.

E dinim forcën e Kukësit pasi kanë bërë mirë këto 3-4 ndeshje, sidomos në Kupë. Lojtarët duhet të përshtateshin më shpejt me terrenin pasi kundërshtarët luanin me topin e gjatë. Megjithatë në pjesën e dytë duhet të ishim më të qetë përpara portës për të ndryshuar rezultatin dhe tek goli i kundërshtarit ua dhamë ne mundësinë, por kjo është lojë gabimesh dhe duhet të bëjmë më kujdes së janë këto episode që zgjidhin ndeshjet. Ndoshta sot kemi humbur dy pikë.

Jam i kënaqur me prezencën e zëvendësuesve, pjesa e terrenit nuk na lejonte të shprehnim shumë lojën. Patëm disa mundësi pjesën e dytë dhe duhet të kërkonim edhe më shumë. Lojtarët nuk dolën nga detyrat, por na e kushtëzonte kundërshtari lojën dhe na e vështirësonte duke pasur agresivitet.

Jam i kënaqur nga loja e djemve. Duke pasur parasysh 90 minuta para se të bënte gol Kukësi duhet ta menaxhonim më mirë dhe duhet të kërkonim fitoren, duhet të ishim më të qetë përpara portës

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy