
Në orët e fundit Real Madridi e ka marrë përgjigjen për një objektiv në merkato. ‘’ Galaktikët ‘’ prej kohësh e kanë në fokus Bruno Guimaraesin , shumë i rëndësishëm tek Newcastle. Jo vetëm kryeqytetasit por edhe Chelsea dhe Liverpooli konsiderohen pretendentë seriozë të brazilianit, i cili u transferua nga Lyoni në ‘’ St James Park ‘’ në janarin e 2022-shit. 25 vjeçari është një ndër më të mirët në 11-shen e Eddie Howes dhe drejtuesit e bardhezinjve pretendojnë afro 120 milionë euro për shërbimet e tij. Do të jetë e vështirë për ‘’ Los Merengues ‘’ sepse anglezët synojnë qëndrimin e Bruno Guimaraesit për të mos i prishur ekuilibrat në mesfushë, sidomos në këtë sezon, gjatë të cilit do të tentojnë fitimin e trofeve në çdo kompeticion pjesëmarrës. Risia në këtë histori është se pas 20 vitesh Newcastle është rikthyer në Champions League dhe ky fakt e përforcon idenë në lidhje me qëndrimin e lojtarëve më të rëndësishëm tek klubi më i pasur në botë aktualisht.



