Lazio interesohet për Coutinhon

Lazio interesohet për Coutinhon

  Këmbngulja e Barcelonës në lidhje me realizimin e objektivave vazhdon të jetë e pandalur  .  Ndër  lojtarët që tashmë nuk përfshihen në planet e Ronald Koeman është edhe Philippe Coutinho për të cilin kërkohet largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ . 

Problematikat e theksuara të katalanasve në lidhje me aspektin ekonomik i kanë detyruar që të  kërkojnë një destinacion të përshtatshëm për  brazilianin të cilit mesa duket i ka buzëqeshur fati .

 Sipas ‘’ La Gazzetta Dello Sport ‘’  Lazio ka filluar tratativat për huazimin  e  29 vjeçarit në ‘’ Olimpico ‘’ por ky operacion nuk do të rezultojë i lehtë për bardhekaltërit për arsye se  ekstremi nga Rio De Janeiro preferon të aktivizohet me një skuadër që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe  kryeqytetasit nuk mund t’ia plotësojnë dëshirën  ishi-t të Liverpoolit .

  Në këtë çështje ‘’ Los Cules ‘’ kanë menduar t’ia lehtësojnë paksa punën Lazios duke pranuar një pjesë të pagës së yllit të ‘’ Seleçaos ‘’ prej 9 milionë eurosh në sezon sepse në të kundërt italianët nuk do të mundnin ta përballonin  qëndrimin e tij .

Një pjesë e rëndësishme e kësaj historie lidhet edhe me  një klauzolë të dakordësuar ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës që ka të bëjë me faktin se nëse Coutinho aktivizohet edhe 10 ndeshje të tjera me ‘’ Blaugranët ‘’ spanjollët do të detyroheshin ti paguanin edhe 20 milionë euro Liverpoolit  , shifër të cilën kërkojnë me çdo kusht ta evitojnë .

14 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni kanë lënë për të kuptuar se Philippe Coutinhos i nevojitet transferimi në një tjetër ekip dhe Lazio mbetet një opsion shumë interesant .  E kaluara e tij tek Interi parashikohet se mund ti shërbejë për tu adaptuar në Serinë A pa harruar as Europa Leaguen , kompeticion që konsiderohet i dyti për nga rëndësia në kontinentin e vjetër  .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy