U luajtën këtë të shtunë, tri ndeshje, të vlefshme për javën e 21-të, në Superioren U-19.
Skënderbeu triumfoi me rezultatin 2-1 në përballjen direkte me Partizanin. Golat e Mejdanit dhe Lamellarit, i dhanë fitoren korçarëve. Golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Tafili në minutën e 24-t.
Me këtë fitore, Skënderbeu ndan vendin e parë me Bylisin, me nga 25 pikë. Ballshiotët fituan një ndeshje spektakolare, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 3-2.
Apolonia, fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Internacional Tiranës.



