Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa galopantë. Ai ka kujtuar kohën kur erdhi në Shqipëri në vitin 2011, ndërsa tha se Asambleja e sotme ishte ndryshe nga e kaluara, pasi sipas De Biasi kishte më shumë tension.
“Ishte një klimë ndryshe nga asambletë e mëparshme ku kam marrë pjesë. Kishte pak tension, në krahasim me të kaluarën.
Kam jetuar 5 vite në Shqipëri. Asgjë nuk është e rastësishme. Produkti aktual vjen si pjesë e punës ndër vite.
Kam qenë këtu, kam pasur një raport pozitiv me Dukën. Nuk kam pasur ndërhyrje dhe kam qenë i qetë në punën në kombëtare. Një stadium, që tregon evolucionin këtu. Është një punë e madhe në infrastrukturë. Kur erdha në 2011, mbaj mend dyert dhe dritaret që dëgjoheshin kur hapeshin dhe mbylleshin. Këto 10 vite ka pasur hapa galopantë në futbollin shqiptar.
Nuk e kuptoj gjithë këtë situatë të ndodhur në kohët e fundit. E rëndësishme për mua është të shikohen rezultatet në futboll. Kjo histori më bën realisht dilematik, pse duhet të ndodhë kështu, ndërkohë që rezultatet janë të dukshme.
Federata ka një privatësi të saj, nga ndërhyrjet e politikës. E rëndësishme është që të qëndrosh në binarët, e të qenurit i drejtë, nga ajo çfarë kërkon komuniteti. Vendos familja e futbollit cilin dëshiron, në mënyrë demokratike.”



