Ernest Gjoka nuk është më trajner i Shkëndijës së Tetovës. Këta të fundit në faqen e klubit kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin shqiptar.
Eliminimi fillimisht nga Champions League nga Mura dhe së fundmi nga Riga në Conferenece League, kanë rezultuar fatalë për Gjokën, i cili tashmë nuk do të jetë më në stolin e tetovarëve.
Në njoftimin e Shkëndijës, thuhet se palët arritën një marrëveshje për të mbyllur kontratën me konsensus.
Gjoka në drejtimin e tetovarëve ia doli të fitojë titullin kampion në sezonin e fundit, por eliminimi nga Europa ka lënë një shije të keqe, që solli edhe shkarkimin e tij.
“Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.
Shkëndija me këtë rast falënderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.
Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen. Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022.”, shkruan klubi i Shkëndijës.



