
Vështirësitë e hasura tek Atletico Madridi në kohët e fundit e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Julian Alvarez.
Argjentinasi u pretendua edhe nga Barcelona gjatë merkatos së verës por falë insistimit të drejtuesve të ‘’ Los Colchoneros ‘’ vijoi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Në orët e fundit River Plate ka shfaqur interes për ta rikthyer në ‘’ El Monumental ‘’, kontrata e të cilit me kryeqytetasit përfundon në 2030-tën.
Por problemi në këtë mes është se klauzola e përcaktuar për prishjen e kontratës nga Enrique Cerezo i arrin 500 milionë eurot, shifër që e pamundëson largimin e golashënuesit.
Gjithsesi vendimi i takon sulmuesit, produkt i akademisë së ‘’ Los Millonarios ‘’. ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e vlerësojnë impaktin e 26 vjeçarit në aspektin sportiv, i cili natyrisht në këtë histori do të jetë determinant.
Ndërkohë që edhe ‘’ Los Cules ‘’ shpresojnë në firmosjen me Julian Alvarezin, ish kampion i Kupës së Amerikës dhe Botërorit të Katarit me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.



