Real Madridi, ia mbyll derën Sergio Ramosit

Real Madridi, ia mbyll derën Sergio Ramosit

Në kohët e fundit për Sergio Ramosin janë interesuar disa ekipe cilësore në kampionatet respektive.

Boca Juniors si dhe disa pretendentë në Major League Soccer dhe Arabinë Saudite ia kanë hapur derën qendërmbrojtësit, fitues i shumë titujve me Real Madridin dhe gjithashtu me Spanjën.

Tashmë në metrat e fundit të karrierës lojtari andaluz po kërkon një tjetër destinacion dhe së fundmi drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ ia kanë mbyllur dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.

Arsyeja është e thjeshtë duke qenë se Carlo Ancelotti ka vendosur ti besojë lojtarëve të filialit për prapavijën, trainer i cili e ka dëshmuar se mund të shkojë shumë larg me spanjollët.

Gjithsesi tifozeria e zjarrtë asnjëherë nuk e ka harruar kontributin e dhënë nga 38 vjeçari gjatë 16 sezoneve, një lider absolut në prapavijë, gjithashtu edhe ish kapiteni i fituesve në fuqi të Champions Leagues.

Pavarësisht moshës, Sergio Ramos e ka treguar gjithmonë se është shumë kompetitiv, i cili pret që të nisë shumë shpejt një tjetër eksperiencë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy