Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet gara “Vrapo për autizmin”

Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet gara “Vrapo për autizmin”

Në Parkun e Liqenit Artificial sot u zhvillua gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin.

Gara e organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, erdhi në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpjegoi faktin se më shumë sesa çmimi ka rëndësi kauza për të cilën po garohet.

Sot rëndësi ka ta bëjmë garën, të marrim pjesë, të kuptojmë sa e rëndësishme është t’i japim një dorë njëri-tjetrit. Asnjeri nuk ia del vetëm. Të gjithë kemi nevojë për një dorë që na ndihmon, për një vesh që na dëgjon, për një mendje që logjikon me ne dhe për dikë që na jep zemër tërë kohës.

Veliaj shtoi se qëllimi i aktiviteteve të tilla është që t’u jepet të gjithëve një shans.

Një falënderim kryebashkiaku e kishte edhe për Ambasadën Italiane që çeli siparin e Javëve të Kulturës për këtë vit në Tiranë.

 Java italiane e kulturës është aktiviteti që kemi më shumë për zemër, e që vërtet i kemi kushtuar shumë energji që të dalë sa më bukur dhe fëmijët, engjëjt tanë të mrekullueshëm, ta shijojnë jashtë mase.

Jam shumë i lumtur sepse të gjitha ambasadat kanë javët e tyre të kulturës por kryesisht javët e kulturës janë të promovojnë shtetin e tyre. Është një nga ato rastet ku e rëndësishme është të marrësh pjesë.

Do marr edhe unë pjesë, me siguri nuk do arrij i pari në finish, por edhe të arrish i fundit, është një kënaqësi e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy