Partizani është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë në fazën çerekfinale pasi Laçi e ka mposhtur me penallti.
Pas 120 minutave me porta të paprekura, skuadra kurbinase ia doli me penallti pasi Bardhi dhe Cara gabuan nga 11 metrat.
Sakaq përveç Laçit në gjysmëfinale ka kaluar edhe Teuta falë golit të Vilës mposhti 1-0 Kukësin.
Një biletë për fazën gjysmëfinale kanë siguruar edhe Skënderbeu dhe Vllazninë, që mposhtën respektivisht 3-1 Dinamon dhe shkodranët 1-0 Korabin. Për fazën e ardhshme FSHF do të hedhë sërish short për të caktuar ndeshjet.



