
Mesfushori i Liverpool Philippe Coutinho, është lojtar i ri i Barcelonës.
Barça arriti sot marrëveshje me skuadrën Angleze për blerjen e brazilianit, i cili do të nënshkruajë kontratë për sezonin aktual, pra 2017-18, dhe për katër sezone tjera. Kështu, në parim, kontrata e tij me Barcelonën do të mbarojë më 2022, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Barcelona ende nuk është prononcuar për shifrat e pagesës për transferimin 25-vjeçarita, por burime brenda katalanasve kanë konfirmuar marrëveshjen.
Ndërkohë, Coutinho dëshiron të futurojë në Barcelonë gjatë kësaj fundjave. Ai do të prezantohet në “Camp Nou” të hënën, pasi t’i ketë kaluar testet mjekësore.
Gjiganti spanjoll do t’i paguajë Liverpoolit plot 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të brazilianit.



