
FIFA, përditësoi këtë të enjte, renditjen e përgjithshme të kombëtareve në të gjithë botën.
Vendi i parë vijon të mbahet nga kampionët e botës në fuqi, Argjentina, që ndiqet nga nënkampionët, Franca.
Belgjika është ngjitur në vendin e tretë, ndërsa ka zbritur në vendin e katërt Anglinë.
Nuk ndryshon Brazilin, që mbetet në vendin e pestë, para Portugalisë së vendit të gjashtë, që ka parakaluar Holandën.
Spanja, Italia dhe Kroacia, mbyllin dhjetëshen e parë në renditje. Ndërkohë, Shqipëria ka zbritur me dy pozicione dhe mban vendin e 66-të, ndërsa Kosova renditet në vendin e 102-të.



