31-vjeçarja nga Lazarati shpallet kampione për bodybuilding, trajneri: Na mbështesni të shkojmë në Amerikë

31-vjeçarja nga Lazarati shpallet kampione për bodybuilding, trajneri: Na mbështesni të shkojmë në Amerikë

Oriela Trako është 31-vjecarja nga Lazarati e cila ka rrëmbyer vendin e parë si kampione absolute për femra në kampionatin e 6 natyral bodybuilding i cili u zhvillua në qytetin e Vlorës më 24 shtator.

Orielën e gjejmë në palestër ku stërvitet vazhdimisht. Ajo tregon për MCN se e ka nisur stërvitjen në palestër përpara katër vitesh, ndërsa me sportin e bodybuilding mbështetjen e ka patur nga kampioni Nikollaq Muço, i cili është edhe trajneri i saj.

Oriela thotë se dëshira për sportin ka qenë e hershme që në fëmijëri.  Sporti për të është pasion, për këtë ajo thotë se i duhet shumë vullnet. Sipas saj ky lloj sporti e ndihmon atë krahas angazhimeve të përditshme. Pjesa e bodybuilding për të është kthyer në një nxitje.

Pjesëmarrja në kampionat për të ishte sa e vështirë dhe e bukur si eksperiencë. Oriela do të marrë pjesë në kampionatin e radhës në Las Vegas natyral Olimpia që do të zhvillohet më datë 10 nëntor.

Synimi i saj është vendi i parë, ndërsa emocionet për këtë pjesëmarrje janë të mëdha pasi do të përfaqësojë qytetin e gurtë. Oriela thatë se edhe të rinj e të grupmoshave të tjera duhet të merren sa më shumë me sport.

Ndërkaq trajneri i saj Nikollaq Muço një tjetër kampion absolut kërkon ndihmën e instancave për ti mbështetur financiarisht drejt Amerikës aty ku do mbahet kampionati i radhës.

Sporti i bodybuilding është një risi për qytetin e Gjirokastrës që kërkon gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushtetit vendor e qendror për të vijuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy