
Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar për 2 ndeshjet e muajit qershor. Në listën e publikuar nga trajneri, bie në sy se janë thirrur 8 lojtarë nga kampionati shqiptar, që këtë sezon ka qenë shumë i luftuar, deri në javët e fundit. Për sa përket risive në listen e lojtarëve, grumbullohen për herë të parë me Kombëtaren U-21, mbrojtësit Nikolas Smajlaj dhe Franklin Doja, mesfushori Anis Mehmeti dhe dy sulmuesit Armelindo Mema dhe Mark Bushaj.
Shqipëria e 21-vjeçarëve, luan më 4 qershor me Andorrën në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin 2023. Katër ditë më vonë, më 8 qershor, kuqezinjtë përballen në një ndeshje miqësore me Bullgarinë, sfidë kjo që gjithashtu do të luhet jashtë.
LISTA:
Portierët: Marco Molla, Vokli Laroshi, Marco Alia;
Mbrojtësit: Sergio Kalaj, Masimiliano Doda, Nikolas Smajlaj, Jorgo Pëllumbi, Franklin Domi, Redon Dragoshi, Ramen Çepele, Mario Mitaj, Marsel Ismajlgeci, Kosta Vangjeli, Albion Marku;
Mesfushorë: Anis Mehmeti, Kristjan Asllani, Drin Halili, Jurgen Çelhaka, Bernard Karrica, Armando Dobra;
Sulmues: Ernest Muçi, Armelindo Mema, Tedi Cara, Mario Gjata, Mark Bushaj;
Trajner: Alban Bushi.



