Kosova barazon me Greqinë, Serbia përmbys Portugalinë dhe shkon në Botëror

Kosova barazon me Greqinë, Serbia përmbys Portugalinë dhe shkon në Botëror

Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Greqisë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Grekët kaluan të parët në avantazh me Masouras në fund të pjesës së parë, ndërsa Rrahmani barazoi për Kosovën në minutën e 76. "Dardanët" e mbyllin rrugëtimin në këto kualifikuese në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa në këtë grup kualifikohet për në Botëror Spanja e vendit të parë me 19 pikë, ndërsa Suedia shkon në "play off" me 15 pikë. 

Një dramë e vërtetë ishte sfida mes Portugalisë dhe Serbisë, që u fitua nga këta të fundit me përmbysje 1-2. Golat e Tadic në minutën e 33 dhe Mitrovic në minutën e 90, e bënë të pavlefshëm golin e Renato Sanchez në minutën e dytë. 

Me këtë fitore, Serbia merr vendin e parë në grupin A me 20 pikë dhe kualifikohet në Botëror, ndërsa Portugalia mbetet e dyta me 17 pikë dhe shkon në "play off".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy