
Tensioni i krijuar ndërmjet Sergio Ramos dhe Real Madridit si duket do ti ndajë fatet e palëve në fjalë . Spanjolli nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Florentino Perez në funksion të akordit të rradhës dhe së fundmi ka menduar seriozisht mundësinë e rikthimit tek Sevilla , aty ku hodhi hapat e parë drejt famës . Me Jules Kounde me një këmbë larg ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ 35 vjeçari që u largua para shumë vitesh nga Andaluzia mund të kthehet për të përfunduar karrierën dhe të shëndërrohet në një legjendë absolute tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ .
Kush më mirë se Sergio Ramos do të mund ta zëvëndësonte francezin që është bërë pjesë e pandashme e planeve të skuadrave me emër për merkaton verore. Nëse do të bëhej realitet kjo lëvizje do të theksonte nje shenjë respekti dhe dashurie absolute për Sevillan , klub që ka kontribuar shumë në zhvillimin e Sergio Ramos për tu shëndërruar në lojtarin e madh që është sot . Por siç dihet rroga e lojtarëve të këtij kalibri është tepër e konsiderueshme dhe për këtë fakt nuk ka mundur akoma ta bindë presidencën kryeqytetase për të siguruar edhe disa vite në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Nëse do të vinte përsëri këmbët në shtëpinë e vjetër do të ishte një plus i madh për projektin e lideruar nga presidenti Jose Castro i cili ia ka besuar zbatimin e tij një traineri me shumë eksperiencë siç është Julen Lopetegui .
Me Sevillan mbrojtësi do të kishte shansin e pjesëmarrjes pothuajse në çdo sezon në Champions League por gjithçka do të kishte një tjetër përmbajtje sepse do të përfaqësonte skuadrën e zemrës . Pavarësisht moshës eksperienca e akumuluar i jep akoma forcë për të vazhduar betejën drejt shtimit të trofeve dhe përmirësimit konstant .
Sezoni për të është mbyllur me 21 ndeshje dhe 4 gola , dhe merkatoja e verës mund ta rikthejë përsëri në Andaluzi kapitenin e ‘’ Galaktikëve ‘’.



