Spektakël me 5 gola, Tirana mposht Teutën dhe merr kryesimin e vetme

Spektakël me 5 gola, Tirana mposht Teutën dhe merr kryesimin e vetme

Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-3 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Abissnet Superiore.

Në “Elbasan Arena”, ishte një ndeshje shumë e bukur dhe spektakli do të fillonte që në minutën e parë, kur Tirana kaloi në avantazh me Redon Xhixhën. Reagimi i Teutës do të vinte në minutën e 16-të, aty kur Ivanovic shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer një krosim, duke e dërguar topin në rrjetë me kokë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me spektakël, teksa durrsakët kaluan në avantazh falë autogolit të Najdovskit në minutën e 49-të, por ky avantazh zgjati vetëm 1 minuta, pasi në 50’ Totre vendosi baraspeshën.

Ishte Vesel Limaj, i cili me një perlë nga goditja e dënimit, i dha avantazhin Tiranës në minutën e 64-t dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Kështu bardheblutë marrin një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vend të parë me 11 pikë, 3 pikë më shumë se ndjekësit e Kukësit, Teutës dhe Egnatias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy