
Interesit të Manchester City-t dhe Real Madridit për Alessandro Bastonin, së fundmi i është bashkuar edhe Manchester United. “ The Red Devilsat “ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, fakt që i siguron mundësinë për një garë të ashpër deri në fund me “ The Citiziens “ dhe “ Galaktikët “. 24 vjeçari konsiderohet një lider në prapavijën e zikaltërve por duket se është pro idesë për largimin nga “ Giusseppe Meazza “ dhe skuadra e Erik Ten Hag mendon të përfitojë nga ky fakt. 20 herë kampionët e Premier Leagues prej vitesh janë distancuar nga titujt dhe prioritet për drejtuesit është rikuperimi i terrenit të humbur, në çdo kompeticion pjesëmarrës. Faktikisht reparti defensiv vijon të mos e bindë numrin një të stolit, i cili shpreson se një ditë ish-i i Atalantës dhe Parmas do të transferohet në “ Old Trafford “ por s’duhen nënvlerësuar në asnjë rast rivalët, të cilët mund ta befasojnë Manchester United gjatë merkatos vijuese.



