Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv në UEFA, vendimet që u morën

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv në UEFA, vendimet që u morën

Këtë të mërkurë, u mbajt në Paris, mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u diskutua për futbollin europian.

Pjesë e mbledhjes, ishte edhe Armand Duka, në rolin e Zv. Presidentit të UEFA-s, njkohësisht edhe anëtar i KE.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë m strategjinë  e UEFA-s 2024-2030 “Të Bashkuar për Sukses”.

Strategjia ofron një drejtim dhe udhërrëfyes të qartë për të udhëhequr si UEFA-n ashtu edhe komunitetin më të gjerë evropian të futbollit dhe synon të fuqizojë rolin e futbollit në çdo komunitet në të gjithë Evropën, duke ruajtur lidhjen integrale midis futbollit bazë dhe garave elitare. Ai bazohet në 7 vlera kryesore: Respekti, Barazia, Drejtësia, Hapja, Uniteti, Integriteti dhe Përsosmëria.

U miratua edhe sistemi i detajuar i shpërndarjes së të ardhurave në kompeticionet e UEFA-s për djem 2024-2027.

Gjithashtu KE-ja miratoi edhe datën dhe vendin se ku do të mbahet Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s që do të zhvillojë punimet e radhës në Beograd më 3 prill 2025.

U vendos edhe data dhe vendi për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet në Dublin më 22 maj 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy