David Garcia, opsion për mbrojtjen e Atleticos

David Garcia, opsion për mbrojtjen e Atleticos

 Problemet serioze në aspektin defensiv ja bëjnë më të qarta detyrat drejtuesve të Atletico Madridit në lidhje me merkaton .

David Garcia i Osasunas është një ndër opsionet që po analizon Diego Simeone, i cili ka hasur boshllëqe në këtë linjë dhe pretendon ti japë fund gjatë janarit. 

Spanjolli është shëndërruar një ndër më të mirët e La Ligas dhe ‘’ El Cholo ‘’ e konsideron një domosdoshmëri përforcimin në prapavijë dhe paraqitjet e deritanishme të 28 vjeçarit me ekipin nga Pamplona  mund ta shëndërrojnë në një ndër blerjet e merkatos së ‘’ Los Colchoneros “.

Drejtori sportiv Andrea Berta  ka nisur punën për ti shkuar deri në fund kësaj historie dhe duhet shtuar se momentalisht transferimi i David Garcias konsiderohet një ndër prioritetet e Atletico Madridit , skuadër e cila ka mbetur në prapavijë, sidomos këtë sezon dhe këtë fakt fillimisht e reflektoi me eleminimin nga grupet e Champions Leagues.

Kryeqytetasit duhet të sfidojnë të tjerë pretendentë për David Garcian , emri i të cilëve deri më tani nuk është bërë me dije , fakt që evidenton se mbrojtësi nga Navarra meriton të merret në konsideratë gjatë merkatos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy