Atletico Madridi, gjen mesfushor në Premier League

Atletico Madridi, gjen mesfushor në Premier League

Premier League vijon të jetë një kampionat tejet i kërkuar në lidhje me merkatot.

Sigurisht mbetet një ndër më cilësorët në futboll dhe ekipet e elitës në Europë asnjëherë nuk e shmangin vëmëndjen. 

Këtë herë është Atletico Madridi, drejtuesit e të cilit kanë gjetur një element që bën diferencën tek Brightoni.

 Bëhet fjalë për Yasin Ayari, lajm i raportuar nga Ekrem Onur, ekspert merkatoje. 

Për 22 vjeçarin ‘’ Los Colchoneros ‘’ i pret një sfidë jo e lehtë kundër Newcastles, Milanit dhe Borussia Dortmundit.

 Në 2023-shin anglezët e blenë nga Aik për shifrën e 4 milionë eurove dhe që nga ai moment ka arritur të konsolidohet. 

7 gola dhe 4 asiste në 82 sfida, shtuar edhe lojën bindëse konsiderohet një statistikë që meriton vlerësimin maksimal dhe sakrificat tashmë i janë shpërblyer. 

Edhe pse Brightoni mbetet një rival kompetitiv ndërrimi i destinacionit mund ti sjellë  avantazhe në karrierë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik. 

Në janarin e 2026-tës krerët e bardhebluve refuzuan 20 milionë stërlina nga Nottingham Foresti por sidoqoftë kartoni i Yasin Ayarit tashmë i arrin 60 milionë eurot. 

Edhe me Suedinë ka rezultuar determinant me 6 gola në 27 sfida. 

Pretendimi i tyre në plan të parë ia ndërlikon paksa arritjen e objektivit ekipeve në fjalë, shtuar edhe rëndësinë e ishi-t të Blackburn Rovers në 11-shen e formuar nga tekniku Fabian Hurzeler.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy