
Kupa e Botës, Rusi 2018, ende nuk ka nisur por kjo nuk e ka ndalur kombëtaren e Nigerisë të triumfojë.
Kombëtarja e Nigerisë është e destinuar për t’u shndërruar sensacioni i Kupës së Botës, pasi fanella që do të përdorë Nigeria në këtë kompeticion është shitur masivisht në gjithë botën, duke arkëtuar fitime marramendëse.
Një fanellë e bardhë dhe e gjelbër, me kompaninë e veshjeve sportive "Nike" që ka bërë një punë mjaft të mirë, ka bërë që Nigeria të fitojë trofeun e parë.

Pas marrjes së vëmendjes me fanellat speciale, lojtarët e kësaj skuadre me veshjet e radhës janë bërë shkak për t’u diskutuar sërish.
Lojtarët e ekipit kombëtar të Nigerisë me veshje speciale janë nisur për në Rusi, për botërorin që fillon më 14 qershor.
Ndërsa në fushën e blertë, vetëm një mrekulli do ta bënte kombëtaren afrikane fituese të titullit Kampion Bote.




