Silvinjo: Përfaqësojmë kombin shqiptar, luajmë vetëm për fitore. Mund të bëjmë gjëra të mëdha

Silvinjo: Përfaqësojmë kombin shqiptar, luajmë vetëm për fitore. Mund të bëjmë gjëra të mëdha

Trajneri i ri i Shqipërisë, Silvinjo, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se Kombëtarja kuqezi, mund të arrijë gjëra të mëdha, nëse lojtarët në fushë japin shpirtin dhe zemrën.

Braziliani deklaroi se të gjitha ndeshjet vlejnë njësoj dhe do të përgatiten vetëm për 3 pikët.

Silvinjo deklaroi se ekipi përfaqëson kombin shqiptar dhe duan të bëjnë gjëra të  mira.

Futbolli nuk e ka të ndarë lojën. Botërori na dha shembuj, si Arabia Saudite apo Maroku. Ne do bëjmë futbollin tonë. Futbolli është më tepër se teknik dhe taktik. Është edhe shpirti dhe zemra e një lojtari, që peshojnë shumë. Mund ta humbasësh topin, por nuk mund të gabosh, nëse nuk do kesh shpirtin dhe zemrën në fushë. Nëse të gjithë vendosim shpirtin dhe zemrën në fushë, mund të bëjmë gjëra shumë të mëdha. Ekipi kombëtar përfaqëson njerëzit dhe kombin. Ne përfaqësojmë 3 milionë shqiptarë. Duam të bëjmë shumë mirë. Me shpirt dhe zemër.

Silvinjo u shpreh se familja e tij do të ndihet si ngjyrat e kombëtares shqiptare, 100% kuqezi dhe shtoi se mendja e tij është te ndeshja me Poloninë.

Edhe familja ime do të ndihet 100% kuqezi, si ngjyrat e kombëtares shqiptare. Po tentoj të mësoj shqip, por nuk është aspak e thjeshtë. Shumë e vërtetë që mendjen e kam te ndeshja me Poloninë, por 3 pikët janë njësoj me të gjitha skuadrat. Do përgatisim një ndeshej për ta fituar me gjithçka, si shkon pastaj është gjë tjetër.

Kryeministri më dha një kënaqësi të madhe për ta njohur. Një bisedë e thjeshtë për sportin.

Mancini ka bërë një punë shumë të madhe te kombëtarja italiane. Ajo që nuk shkuan në Botëror, është diçka e vogël, që nuk shpjegohet, sepse kështu është futbolli.

Në Itali, taktika me Mancini, tek Arsenali mësova shumë për anën defensive. Një çmenduri e bukur, përvoja në klubet e kaluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy