
Dy vitet e Theo Hernandez tek Milani kanë dhënë shumë për të kuptuar . Rendimenti i francezit ka ardhur ne rritje dhe kuqezinjtë kërkojnë ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës . Italianët janë të ndërgjegjshëm se futja në luftë e Paris St Germain për 23 vjeçarin mund ta ndërlikojnë vazhdimin në ‘’ San Siro ‘’ , situatë të cilën do të kërkojnë ta evitojnë me çdo kusht .
Paraqitjet e bëra nuk korrespondojnë me pagën prej 1.5 milionë eurosh në sezon dhe sipas ‘’ La Gazzetta Dello Sport ‘’ qëllimi i Milanit është përmirësimi i saj për të mos rrezikuar largimin e Theo Hernandez nga Milano .
Megjithatë Paris St Germain ka marrë shumë guxim sidomos pas transferimeve të Gianluigi Donnarummas dhe Sergio Ramos në ‘’ Parque De Prince ‘’ dhe janë në kërkim të pasurimit të organikës me elementë cilësorë për të arritur fitimin e Uefa Champions League. Krerët e italianëve duan të mos e prishin harmoninë e krijuar sidomos pas sezonit të kaluar që u kulminua me rikthimin në turneun më të famshëm europian dhe mbrojtësi i kombëtares së ‘’ Gjelave ‘’ konsiderohet i domosdoshëm për mirëfunksionimin e skemave të ndërtuara nga Stefano Pioli pavarësisht se Milanit do ti duhet kohë për tu adaptuar.
Për Milanin natyrisht sezoni vijues do të nisë me një tjetër motivim që mendohet se do ti sjellë benefitet e pritura . Theo Hernandez ka arritur me meritë që të bindë drejtuesit e ‘’ Rossonerove ‘’ sepse në 45 ndeshje pavarësisht 8 golave dhe 6 asisteve ka rezultuar efikas nga krahët duke i dhënë një shtysë prapavijës dhe sulmit me inkursionet e shpeshta në drejtim të portave kundërshtare .



