Arsenali, ofertë për Rashford

Arsenali, ofertë për Rashford

Tek Manchester United tashmë ka filluar revolucioni i cili do të liderohet nga Erik Ten Hag , trainer që ka bërë shumë mirë në vitet e fundit.  

Marcus Rashford është një ndër lojtarët që me shumë gjasa do ti japë lamtumirën ‘’ Old Traffordit ‘’ gjatë verës dhe këtë fakt nuk e ka mënjanuar Arsenali që tashmë ka  filluar fërkimin e duarve për anglezin .

24 vjeçari është lodhur me mungesën e hapësirave e cila nuk i shërben arritjes së objektivave dhe ‘’ The Gunners ‘’ kanë menduar qëndrimin e tij në Premier League .

Sipas  ‘ The Sun ‘ , kryeqytetasit mendojnë të ofrojnë 45 milionë euro për Marcus Rashford, e cila mund ti tundojë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ duke qenë se sulmuesit i mbetet edhe një vit kontratë me gjigandët e Anglisë .

Jo vetëm lojtari nga Manchester po tentohet por edhe Gabriel Jesus, për të cilin do të jetë vështirë të fitojë vendin e një titullari tek Manchester City sidomos pas transferimit të Erling Haaland në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe ndoshta Mikel Arteta do të ketë fatin e patjes së kësaj dyshe  në majën e sulmit me qëllimin  e rikthimit të Arsenalit në një ekip elite i cili lufton për trofe të rëndësishëm .

Qëndrimi për shumë vite jashtë saj i ka shërbyer si reflektim  ‘’ Topchinjve ‘’ të cilët po mundohen të  ripërfshihen ndër më të mirët jo vetëm të Anglisë por edhe më gjerë  dhe ecuria e deritanishme konsiderohet  tepër shpresëdhënëse për këtë ekip që kërkon domosdoshmërisht ta harrojë të kaluarën .  

Marcus Rashford i njeh shumë mirë londinezët për shkak të rivalitetit ndër vite dhe meqenëse i ngelet edhe një vit kontratë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, parashikohet se drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ do ta trajtojnë me shumë seriozitet këtë çështje për të evituar largimin e britanikut me parametra zero .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy