Gjimshiti shënon në fitoren e Atalantës, sfidë e çmendur në Venezia-Bologna (VIDEO)

Gjimshiti shënon në fitoren e Atalantës, sfidë e çmendur në Venezia-Bologna (VIDEO)

Atalanta u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 1-3 Spezian në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Në këtë fitore të bergamaskëve, gjeti rrugën e rrjetës edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Ky i fundit, në minutën e 73, përfitoi nga një asist i Demiral për të dërguar topin në rrjetë, për golin e 1-2.

Sfida tjetër, Venezia-Bologna, ishte me të vërtetë e çmendur, teksa u shënuan plot 7 gola. Venezia thuajse e rënë në Serie B, e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1, por në të dytën miqtë u shfaqën më kërkues, dhe ia dolën ta kthejnë rezultatin në favorin e tyre 2-3, para se Aramu të barazonte shifrat në 3-3 në minutën e 78.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli i fitores për vendasit. Në minutën e 94, Johnesen, shënoi golin e shtatë në ndeshje, duke i dhënë fitoren Venezias që mbetet në vendin e fundit me 25 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy