Chelsea, arrin marrëveshjen me Geovany Quendan

Chelsea, arrin marrëveshjen me Geovany Quendan

 Me vetëm 18 vite mbi supe Goevany Quenda ka lënë për të kuptuar se vijon të jetë një ndër talentët e kontinentit të vjetër.

Sigurisht pritej ofensiva e klubeve më të rëndësishëm për mesfushorin, i cili e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Chelseat. 

Edhe në mbrëmjen e djeshme kundër Kairat Almaty-t, lojtari i lindur në Bisau shpalosi cilësitë në rradhët e Sporting Lisbonës duke shënuar edhe një gol. 

Tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ vijon  të punohet me shumë përkushtim për përmirësimin e mëtejshëm, ekip i cili synon të shtojë trofetë në vitrinën e tejmbushur. 

Pronari Todd Boehly ka investuar 50 milionë euro për Geovany Quendan, i cili do të ketë një sfidë jo të lehtë përpara me ish fituesit e Premier Leagues dhe Champions Leagues. 

Më së shumti tek ky lojtar vihet re fitimi i dueleve sidomos një kundra një për arsye të shpejtësisë dhe teknikës, e cila e ka ndihmuar gjatë sfidave. 

Traineri Enzo Maresca beson fuqimisht tek potenciali i ekstremit, i cili po e shfrytëzon çdo minutë me kryeqytetasit, me objektivin e të qënit protagonist i padiskutueshëm edhe në të ardhmen e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy