
Fundi i sezonit parashikohet se do të jetë nisja e një eksperience të re për Roberto Firminon.
Braziliani sipas ‘ Daily Mail ‘ do të transferohet tek Barcelona me parametër zero .
Megjithatë, duhet theksuar se prioriteti i spanjollëve është Vitor Roque por po shqyrtojnë edhe akordin me ishi-n e Hoffenheim ose Pierre Emerick Aubameyang nëse nuk do të arrijnë të firmosin me yllin e Athletico Paranaeneses.
Largimi nga ‘’ Anfield Road ‘’ do të ishte finalizimi i tetë sezoneve gjatë të cilave formoi një ndër treshet me cilësore në kontinentin e vjetër bashkë me Sadio Manen dhe Mohamed Salah, kontributi i të cilëve ndikoi në fitimin e Champions Leagues në vitin 2019 dhe Premier Leagues në 2020-tën .
Deri në momentin që flasim, duke iu referuar sezonit aktual 31 vjeçari numëron 11 gola dhe 5 asiste në 33 sfida por interesi i katalanasve pritet të merret në konsideratë, nga ky lojtar që e ka humbur protagonizmin me ‘’ The Redsat ‘’ dhe nuk zhvillon një ndeshje të plotë që prej tetorit të vitit të kaluar.



