Grumbullimi i parë për 2022, zbardhet lista te Kombëtarja e femrave

Grumbullimi i parë për 2022, zbardhet lista te Kombëtarja e femrave

Shqipëria e femrave do ta zhvillojë grumbullimin e parë për vitin 2022, teksa do të qëndrojnë për 10 ditë në Ulqin në Malin e Zi.

Në njoftimin e FSHF, thuhet se në kuadër të këtij grumbullimi rutinë, Grima dhe stafi kuqezi kanë ftuar 21 futbolliste, ku ndër to spikasin edhe disa vajza të reja, të cilat kanë mundësinë të tregojnë të gjithë potencialin e tyre, për të qenë më tej edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.

21 vajzat e thirrura janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe qëllimi i këtij grumbullimi është të evidentohen sa më shumë elementë të rinj.

Ky është grumbullimi i parë për këtë vit për Kombëtaren A të femrave, që do të ketë  edhe më tej grumbullime dhe disa ndeshje zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” si dhe ndeshje miqësore.

Në 7 prill Shqipëria do të presë Belgjikën në shtëpi, ndërsa më 12 prill do të luajë ndaj Armenisë në transfertë. Më pas, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja e femrave do t’i luajë ndaj Polonisë më 1 shtator në shtëpi dhe e mbyll këtë fushatë ndaj Norvegjisë më 6 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy