Ja transformimi i “Arenës Kombëtare”, nis ngritja e tribunave (VIDEO)

Ja transformimi i “Arenës Kombëtare”, nis ngritja e tribunave (VIDEO)

Edhe pse nuk kanë qenë të favorizuar nga moti, punimet intensive për ndërtimin e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet vazhdojnë me intesitet të lartë.

Në një video të publikuar nga FSHF, shihet se ka filluar ngritja e tribunave të impiantit, dhe pas ngritjes së kullës, stadiumi po merr formë çdo ditë e më shumë.

“Arena Kombëtare” do të jetë shtëpia e kuqezinjve në të ardhmen, një impiant modern, ndryshe nga ç’qëndronte më parë “Qemal Stafa”, ku tashmë gërmadhat e tij duket se janë harruar.
 
Duket se 2019 do ta gjejë kryeqytetin me një impiant modernë i cili i plotëson të gjitha parametrat e UEFA-s.
 
Me një kapacitet prej 25 mijë vendesh, stadiumi i ri do të jetë kandidat edhe për ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy