Kosova kërkon triumfin ndaj Gjeorgjisë, Challandes zgjedh titullarët

Kosova kërkon triumfin ndaj Gjeorgjisë, Challandes zgjedh titullarët

Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë nga ora 18:00, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

“Dardanët” e kanë nisur shumë keq, teksa në grupin B, pas dy ndeshjeve numërojnë 2 humbje. Për këtë arsye, të besuarit e Bernard Challandes do të kërkojnë të rikthehen te fitorja ditën e sotme.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me Kosovën që zbret në fushë me më të mirët.

Në portë rikthehet titullar Aro Muric, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani dhe Vojvoda.

Para mbrojtjes qëndrojnë Valon Berisha dhe Dresevic. Në majën e sulmit është vendosur Vedat Muriqi, i cili do të ndihmohet nga Rashani në të majtë dhe Kastrati në të djathtë, ndërsa pas sulmuesit kryesor qëndron Halimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy