Capello: Guardiola nuk mund të luajë gjithmonë pa qendërsulmues

Capello: Guardiola nuk mund të luajë gjithmonë pa qendërsulmues

Manchester City ishte shumë afër kalimit në finalen e Champions League, por u eliminua, pas një përmbysje të çmendur të Real Madrid, në minutat e fundit.

Këtë ndeshje, e ka analizuar ish-trajneri italian, Fabio Capello, i cili nuk i kursen vlerësimet për Reali dhe trajnerin Ancelotti.

Ai ka bërë edhe një kritikë për trajnerin Guardiola, për të cilin tha se nuk mund të luajë gjithmonë pa një qendërsulmues.

Ata synonin Champions League. Guardiola që pas largimit nga Barcelona nuk mund ta fitonte atë trofe. Ai u përball me një Real Madrid që nuk dorëzohet kurrë.

Por edhe Guardiola duhet të mendojë diçka ndryshe, nuk mund të luash gjithmonë pa qendërsulmues.

Real Madrid bëri një ndeshje perfekte dhe padyshim që e meritonte. Ancelotti ka një filozofi loje dhe i injekton një psikologji ndryshe ekipit të tij, është fenomenal. Ka favorin se ka dhe një ekip me profesionistë të vërtetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy