Interi, sulm për Diakhaby

Interi, sulm për Diakhaby

Rënia e dukshme e rendimentit të Moutcar Diakhaby-s, ka filluar të shkaktojë dyshime të njëpasnjëshme për qëndrimin në ‘’ Mestalla ‘’.

Prapa derës është Interi , skuadër që beson në aftësitë e mbrojtësit.

Valencia e ka në dorë zgjidhjen e kësaj çështje , gjithmonë duke patur parasysh se kontrata e 25 vjeçarit përfundon në 30 qershorin e 2023-shit .

Zërat e fundit na orientojnë drejt Serisë A , pavarësisht se me mbërritjen e Gennaro Gatussos , situata e Moutcar Diakhaby-s tek spanjollët ka ndryshuar. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , ish kampionët e Scudettos konsiderohen favoritë për të firmosur me ishi-n e Lyonit, për të cilin Valencia investoi 15 milionë euro në merkaton e 2018-tës dhe që asokohe e deri më tani francezi numëron  141 sfida , 6 gola dhe 5 asiste.

Një transferim i mundshëm në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mund t’ia ndryshojë të ardhmen dhe njëkohësisht do të kishte privilegjin të provonte ndjesitë e të përfaqësuarit një ekip të famshëm por s’duhet përjashtuar hyrja në garë e të tjerë kandidatëve , të cilët natyrisht do ta bënin edhe më të ashpër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy