
Raphael Varane është larguar zyrtarisht nga skuadra e Real Madrid. Mbrojtësi francez është përshëndetur ditën e sotme me stafin teknik dhe lojtarët e tjerë madrilenë.
Ka qenë vetë klubi spanjoll, që në një video të postuar nga momentet kur lojtari përshëndetet me shokët e skuadrës shkruan: “Lamtumirë Varane”.
28-vjeçari pas 10 sezoneve te Real Madrid, tashmë do të vazhdojë karrierën në Premier League, te Manchester United.



