
Zelimkhan Abakarov, nderoi flamurin shqiptar pak ditë më parë, teksa u shpall kampion bote në mundje, në Beograd. Për këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.
Ky i fundit u shpreh se Abakarov, u pikas nga Presidenti i Federatës së Mundjes, Prizreni, ndërsa shtoi se sportistët e huaj vijnë në Shqipëri, për shkak të kushteve të mirë dhe shpërblimeve.
Ylli u shpreh se Shqipëria nuk vuan për talente në sportin e mundjes, por vuan për trajnerë.
Është një talent të cilin ne e kemi huazuar, nuk ka dalë nga klubet zinxhir në Shqipëri. Është një talent që është pikasu me mjeshtëri nga presidenti Prizreni. Nuk ka qenë kurrë as kampion bote as kampion Europë. KOKSH i ka dhënë një fond, për tu stërvitur në Azerbajxhan dhe për të marrë pjesë në Botërorin që u zhvillua në Beograd. Kur ka bashkëpunime të tilla, të jesh i sigurt që vijnë rezultatet.
Mundja ka prodhuar një kampion bote, në 2012. Nuk e mbajtëm dot Elis Gurin, sepse duhej ligji që kemi tani, sepse donte shpërblim dhe palestër dhe nuk i kishte. Po na vijnë të huajt, për shkak të kushteve të mira dhe shpërblimeve, në disa sporte. Ne aktualisht vuajmë për trajnerë. Nuk vuajmë për talente. Kemi marrë përsipër që Federatës së Mundjes, t’i sjellim një kampion të nivelit botëror, që jo vetëm të trajnojë trajnerët shqiptarë, por të jetë edhe pjesë e ekipit kombëtar.
Luiza Gega është stërvitur në kushte shumë të mira në Kenia. Shpesh herë, atletika e quan këtë doping natyral. Sporti është shkencë më vete, nga mënyra si stërvitet një sportist.
Ne e kemi për detyrë për të lobuar për sportistët. Ne kot që shkojmë në Olimpiadë nëse nuk lobojmë.
Ylli foli edhe për tenderin e uniformave për klasat sportive, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura në media pak ditë më parë, ndërsa tha se procedurat bëhen konform ligjit.
KOKSH nuk bën tendera, ne i çojmë tenderat në APP dhe është një institucion serioz që vepron sipas ligjeve. Ne tenderojmë uniforma fëmijësh. Kërkojmë nivel të lartë. Unë jam i bindur se komisioni është me profesionalizëm dhe mban përgjegjësi para ligjit. Cilësia është e para. Ligji është i pari, që duhen bërë proceduar konform ligjit. Komisioni nuk mund të pranojë falsifikim dokumentash.
Fidel Yllit i vijnë anash, qoftë ato portale gallatash, apo edhe këto gazetat sportive. Kemi vënë një standart, duam një bluzë me këtë standard etj dhe nëse nuk plotësohen këto, skualifikohesh automatikisht.
Kur ti nuk më sjell mua në një tenderim, 100 uniforma që kërkon KOKSH-i, për garanci, si do më sjellësh 10 mijë. KOKSH është një nga institucionet më serioze në këtë vend. Ne do vendosim standarde. Të fitojë më i miri, që plotëson kushtet. Nuk më vendosin dot gjoba mua. Po bëhet një projekt shumë i madh, 5 milionë dollarë. Do jetë projekt model.
Për bastet, po lëviz diçka. Këtë e ka shteti si monopol. Çdo person që luan, do dalë me fytyrë atje. Federata e Futbollit, është shumë e rëndësishme. Duke qenë bashkë, mund të arrijmë shumë.
Kryeministri është shumë i interesuar për Qendrën Olimpike. Dy herë që e kam takuar, më ka pyetur për këtë. Ta gjejë qeveria vendin. Nëse është një arsye madhore, të prishet edhe pallati për tu bërë lulishte. Do flas me kryetarin e Bashkisë Tiranë sepse është një vend afër Tiranës.



