Formula 1/ Aksident në fillim dhe triumf në fund, Hamilton fiton në limite

Formula 1/ Aksident në fillim dhe triumf në fund, Hamilton fiton në limite

Lewis Hamliton ka marrë një fitore fantastike dhe të vuajtur ditën e sotme, në Çmimin e Madh të Silverstone në Angli, e cila ishte gara e dhjetë sezonale në Formula 1.

Që në fillim gara nisi me aksident, ku ishte pikërisht Hamliton me Mercedes, i cili goditi nga pas Max Verstappen, me këtë të fundit që doli nga pista dhe u përplas me gomat në anësore. Për fat të mirë, piloti holandez nuk pësoi dëmtime të rënda, ndonëse nuk mund të vazhdonte garën për më tej.

Për këtë gabim, Hamilton u penalizua me 10 sekonda, por përsëri në fund ia doli të triumfojë. Britaniku luftoi deri në limite dhe në xhiron e parafundit parakaloi Charles Leclerc, i cili kryesoi për 50 xhiro, por nuk ia doli që në fund të shijonte fitoren e parë sezonale, duke u renditur kështu i dyti. I treti u rendit Bottas, ndërsa pas tij ishin dy pilotët e McLaren, Norris dhe Ricciardo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy