“Luftë” në dy ndeshjet e fundit, kalendari i ekipeve për vendin e katërt

“Luftë” në dy ndeshjet e fundit, kalendari i ekipeve për vendin e katërt

Kampionati po shkon drejt fundit dhe ende ka shumë pa u përcaktuar. Përveç Erzenit dhe Kukësit që kanë rënë, të gjitha ekipet e tjera janë në garë.

Lufta më e fortë, është për vendin e katërt, aty ku duelojnë plot katër skuadra. Dinamo me 47 pikë, ka për të luajtur dy ndeshje të forta, me Egnatian dhe Teutën.

Skënderbeu, po ashtu me 47 pikë, sfidon Laçin në shtëpi dhe më pas Vllazninë në transfertë. Kalendar i vështirë edhe për Tiranën, që mban vendin e gjashtë me 46 pikë dhe në dy ndeshjet e fundit sfidon Vllazninë dhe Egnatian.

Teuta e vendit të shtatë, ka kalendar disi më të lehtë, pasi përballet me Erzenin dhe më pas me Dinamon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy