Zekthi: Gjermania shumë e dobët. Mbappe, si Maradona dikur

Zekthi: Gjermania shumë e dobët. Mbappe, si Maradona dikur

Fitim Zekthi, pedagog, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shpreh se Gjermania ishte një skuadër e dobët dhe e meritonin eliminimin.

Zekthi, tha se Franca ka një balancë të jashtëzakonshme, duke shtuar se Mbappe ndikon në lojë në mënyrë të frikshme.

Italia i mungon këtij Botërori. Jam simpatizant i Francës dhe tifoz i Gjermanisë. Në rininë time, kam rënë në kontakt me kulturën franceze dhe më ka tërhequr kjo pjesë, ndërsa në rininë time kam rënë në kontakt me futbollin gjerman. Jam shumë i mërzitur për largimin e Gjermanisë, por ishin një kombëtare shumë e dobët. Japonia apo Koreja janë ekipe më të mira se Gjermanisë. Një kombëtare gjermane me këtë mbrojtje, nuk duhej të qëndronte.

Balanca që ka Franca është shumë e mirë. Mendoj se kanë aq shumë potencial në mesfushë dhe mbrojtje. Dembele dhe Mbappe kanë shpejtësi dhe është e vështirë të përballohen. Balanca e Francës është e jashtëzakonshme. Mbappe ndikon në lojë, në mënyrë të frikshme. Ka një ndikim si Maradona dikur, ndikon më shumë se Messi. Është i jashtëzakonshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy